FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U-19/ Shqipëria mundet mimalisht nga Italia në Coverciano

Shqipëria U-19 ka zhvilluar mesditën e sotme ndeshjen miqësore me Italinë U-19, e luajtur në Coverciano, në kuadër të përgatitjeve që skuadra kuqezi e drejtuar nga Armando Cungu është duke zhvilluar për eliminatoret e Kampionatit Europian, që do të zhvillohen në muajin nëntor. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vendasve, me golin e De Nipoti në minutën e 13-të, që erdhi pas një gabimi në vendosje nga ana e mbrojtes tonë. Ndeshja deri në fund dominohet totalisht nga skuadra jonë që ka pasur 4 raste për shënim dhe ka goditur dhe shtyllën me Henri Nergutin, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.

Pjesa e parë fillon e qetë me të dy skuadrat që studiojnë lojën. Italia fillon bëhet më kërkuese dhe arrin të gjejë golin në minutën e 13-të pasi shfrytëzon një gabim të rëndë në mbrojtjen tonë dhe De Nipoti finalizon në mënyrën më të mirë. Skuadra e Cungut reagon dhe i afrohet në mënyrë të vazhdueshme e kërcënuese portës kundërshtare. Në minutën e 32-të kemi dhe rastin më të mirë për të barazuar ndeshjen, me Henri Nergutin, që godet me kokë dhe topi me portierin e mundur përplaset në shtyllë. Një tjetër rast për gol vjen në minutën e fundit të pjesës së parë me Tocin që nuk finalizon në mënyrën më të mirë. Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Cungu i dha mundësinë 8 lojtarëve të tjerë të aktivizohen, dhe për të ndryshuar rezultatin e ndeshjes duke parë që paraqitja në fushë ishte pozitive me skuadrën që vazhdonte të kishte lojën në kontroll dhe në shumë momente ishte superiore ndaj kundërshtarit, duke pretenduar edhe në dy momente për penallti. Përtej ndryshimeve në formacion, rezultati nuk ndryshoi dhe gjithçka u mbyll në favor të Italisë me rezultatin 1-0. Vlen për tu theksuar se skuadra zhvilloi një paraqitje shumë pozitive e në këtë ndeshje u aktivizuan edhe shumë element që vinin për herë të parë në skuadër.

Përgatitjet e kuqezinjve të Armando Cungut për “Qualifying Round” do të vazhdojnë në fund të muajit gusht, ku skuadra do të grumbullohet për dy ndeshje miqësore që do të luajë në shtëpi ndaj Izraelit U-19. Kombëtarja jonë në eliminatore është shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, me ndeshje që do të luhen në Shqipëri në data 10, 13 dhe 16 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Itali U-19 – Shqipëri U-19 1-0

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacioni i Shqipërisë U-19: Kacaj (Tozaj 46’), Dervishi (Greca 84’), Bytyҫi (Spahija 84’), Preka (C), Zalli, Zenelaj, Mata (Bibo 68’), Nerguti (Pjeshka 54’), Toҫi (Shpuza 84’), Qefalia (Preloshi  84’), Shpendi (Dragaj 46’).

Trajner: Armando Cungu

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?