U akuzua për tolerime, futbollisti i Skënderbeut reagon publikisht

Futbollisti i Skënderbeut, Shend Kelmendi, ishte i huazuar te Trepça ’89, por u përjashtua nga ekipi kosovar, pasi akuzohet për tolerim. Ai së bashku me Festim Krasniqin dhe Argjend Mustafën u akuzuan se nuk u paraqiten me ekipin dhe ishin bërë pjesë e një tolerimi kundër Gjilanit. Futbollisti nuk ka duruar akuzat dhe ka dalë publikisht me një deklaratë të publikuar në rrjetin social të “Facebook”.

Deklarata e tij:

“Në cilësinë e futbollistit të suspenduar Komisionit disciplinor të Klubit Trepça 89 dhe opinionin e gjerë e informoj se:  Unë jam fubtollist I huazuar në KF “Trepça 89” dhe që nga paraqitja ime e pare e deri në ndeshjen e fundit me KF “ Vëllaznimi “ kam dhënë më të mirën e mundshme duke kontribuar ne rezultatet e këtij klubi në rrjedhën e Kampionatit të Kosovës ne futboll. Pas ndeshjes me Vëllaznimin jam lavdëruar për lojë të mire, në prezencën e tërë ekipit . Natyrisht që isha I paraparë për formacionin e ndeshjes së radhës me KF “ Gjilanin “ në Gjilan, me që jam nga Prishtina, së bashku me shokët Argjent Mustafa e Festim Krasniqi, kemi dal që ekipin ta presim tek Viva Fresh – që gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Gjilan ku kemi takuar edhe dy anëtarë të Klubit, Pasi kemi hipur në autobus, përfaqësuesi zyrtar I Klubit na ka urdhëruar të zbresim nga autobusi meqë nuk jemi pjesë e ekipit për ndeshjen në Gjilan, Si shkak I kësaj ishte se ne ishim pjesëmarrës në trukimin e ndeshjes me Gjilanin, dhe veprimet tona ishin në kundërshtim me rregulloren e Klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë Shend KELMENDI, nën përgjegjësi morale e material I deklarohem Klubit dhe opinionit të gjerë së këto trillime janë të nivelit të ulët të Klubit me nam, sepse kurrë në karrierën time prej futbollisti nuk jam marrë me gjëra të pandershme në lojën e futbollit e shpresoj se nuk do më tradhtojë mendja që një gjë të tillë ta bëjë kurrë në jetën time. Meqë Klubi qenka aq I sigurt në veprimet dhe bindjen se kush ka trukuar ndeshjen e përmendur, është dashur që këto fakte t’i drejtoi në organet kompetente e jo të merret me email dhe shkrime kuturu në gazeta e mjete të informimit  Kjo më ka rënduar edhe më shumë sepse i përkas një Klubi më të njohur se “ Trepça 89 “ e edhe atij e këtij i bindem se janë sportist, se sportin e konsideroj si virtyt të FAIR PLAY dhe asgjë tjetër. Kjo shkresë është vetëm shtytje që opinionin e gjerë dhe shokët e skuadrës t’i lajmëroj se Klubi ka bërë një veprim të pamatur dhe jokorrekt për tërë mundin dijen dhe djersën që kamë dhënë e në fund të tentoi të më njollosi para familjes, shokëve e miqve për një veprim që nuk ka asgjë të përbashkët me mirësjelljen Klubit ndaj lojtarit pa fakte të cilat mund t’i nxjerrë vetëm Gjyqi. Me respekt Shend KELMENDI, Futbollist”, – shkruan Kelmendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?