U dëmtua ndaj Belgjikës, ja si e përcjellin Spinazzola-n shokët e ekipit (VIDEO)
Leonardo Spinazzola mbrëmjen e djeshme pësoi një dëmtim të rëndë duke dalë nga fusha e lojës. Anësori pësoi një dëmtim në thembrën e Akilit duke e mbyllur Evropianin para kohe. Shokët e skuadrës u sensibilizuan me futbollistin e Romës duke u shprehur mbështetjen e tyre.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si Spinazzola përcillet nga shokët e ekipit pasi do të largohet nga kampi i “Të kaltëve” i dëmtuar. Nuk mungojnë as lotët e futbollistëve të cilët duartrokasin të gjithë në mbështetje të shokut të tyre.
Leonardo Spinazzola getting so much love and respect from his Italy teammates the day after an injury appears to have ended his tournament early 🤝
(🎥: @Vivo_Azzurro)pic.twitter.com/So0835ejLL
— B/R Football (@brfootball) July 3, 2021
KOHA JONË SONDAZH

