FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U infektua me koronavirus, Behrami reagon: Isha i trembur!

Futbollisti i Genova-s, Valon Berhami pak ditë më parë doli pozitiv me koronavirus, dhe tani gjithçka ka kaluar për të dhe familjen e tij. Në një intervistë për “Sky Sport” ai tregon momentet e vështira.

“Ne nuk mund të ndihemi fajtorë për infektimin me virus, pasi puna jonë përfshin kontaktin me sportin dhe udhëtimet, kështu që mund të ndodhë me këdo. Ishin ditë të vështira dhe ndërsa unë isha mësuar që fizikisht duhej të kthehesha në rrugën e duhur pas një dëmtimi, mendërisht kjo ishte një përvojë krejt tjetër.

Isha i trembur. Ekziston frika për të mos infektuar të njerëzit e dashur, sepse të jesh futbollist në atë moment nuk është shqetësimi yt i parë”, deklaroi Behrami. Kujtojmë që Genoa do të zbresë nesër në mbrëmje në fushë për të luajtur kundër Verona-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?