U injorua nga Panucci, 3 klube të Seria A kërkojnë “gjigantin” Dermaku

Kastrioti Dermaku nuk ka arritur që të marrë një ftesë në grumbullimin e radhës me kombëtaren tonë për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën, por ai po kalon një moment shumë pozitiv. Në Seria B me Cosezën, por bën paraqitje shumë të mira duke tërhequr vëmendjen e skuadrave në Seria a.

27-vjeçari ka qenë një shtyllë e rëndësishme për ekipin e tij, duke luajtur në 26 takime, e humbur vetëm dy të tilla. Tashmë, ai është në radarët e Bolongnës, Spal-it dhe Torinos, si një alternativë e mundshme në merkato.

Shumë i fuqishëm në lojën në ajër për shkak të gjatësisë 195 cm, ai përshtatet shumë mirë në lojën me tre, por dhe me katër në mbrojtje. I rritur te të rinjtë e Sassuolos, ku shpërtheu me 4 gola në 104 ndeshje, ai firmosi për Empolin, por nuk arriti që të kishte hapësira për t’u larguar më pas në formë huazimi në Seria B.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?