U kritikua nga Baloteli, Dani Alvesh: Botë hipokrite, por kërkoj falje!

Dani Alvesh ka kërkuar falje për shkak se komentet e tij pas vdekjes së Davide Astori, janë interpretuar keq nga mjedisi sportiv në Itali. “Ylli” i Paris Saint-Germain shprehu keqardhje për familjen e mbrojtësit të Fiorentines, pasi ai të hënën deklaroi se “në këtë botë mijëra fëmijë vdesin çdo ditë për arsye të ndryshme pa u kushtuar shumë vëmendje”.

Një deklaratë që bëri xhiron e botës duke marrë shumë kritika, aq shumë sa Balotelin e cilësoi si një njeri pa ndjenja.

“Ne jetojmë në një botë ku shpesh duhet të jeni hipokrit që të vlerësoheni nga njerëzit. Sidoqoftë, nëse dikush është ofenduar atëherë kërkoj falje. Nëse kjo është ajo që Balotellinho tha se unë nuk po përpiqesha të ofendoja askënd”, shkroi ai në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?