U kushton 10 mijë euro në minutë, Juve nxjerr në shitje brazilianin

Douglas Costa ka qenë një zhgënjim i madh gjatë këtij sezoni, duke mos arritur që të ndihmojë skuadrën e tij as në Champions dhe as në kampionat. Vlerat e brazilianit nuk është në diskutim, por këtë viti, mes skualifikimit për katër ndeshje pasi pështyu Federico di Franncesco-n e Sassuolos dhe problemeve fizike, braziliani ka luajtur vetëm 626 minuta në Serinë A dhe 160 në Champions.

Në një nga konferencat e  fundit për shtyp, Allegri ka bërë një batutë të goditur: “Douglas? Nuk e di më nëse është biond apo ezmer”.  Nëse marrim parasysh se ai paguhet 6 milionë euro në sezon, ish-ylli i Bayern Munich ka fituar 8.500 euro për minutë. Nëse llogarisim vetëm aktivizimin në kampionat, kjo shifër shkon rreth 10.000 euro për minutë.

Douglas Costa, pas këtij sezoni negativ, është pjesë e listës së lojtarëve të Juventus që pritet të largohen në merkaton e verës. Bardhezinjtë shpenzuan 48 milionë euro për ta siguruar nga Bayern në 2017-ën, por do të jetë e vështirë që ta shesin për të njëjtën shumë këtë verë, duke parë se vlera e tij ka rënë ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?