U largua nga Tirana, Vesel Limaj transferohet në kampionatin rumun

Pas largimit nga Tirana, Vesel Limaj ka zgjedhur edhe ekipin e tij të ri. Mesfushori 26-vjeçar do të transferohet në Rumani te skuadra e Hermannstadt pasi ka arritur marrëveshjen për një kontratë që do të zgjasë 1 vit e gjysmë.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi që ai të jetë pjesë e skuadrës që militon në elitën e futbollit rumun. Aktualisht Hermannstadt pozicionohet në vendin e nëntë me 24 pikë të grumbulluara pas 22 javësh.

Limaj largohet kështu nga futbolli shqiptar ku aktivizohej prej vitit 2017, fillimisht te skuadra e Bylis e më pas te Kukësi e Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?