U përballën si kundërshtarë, Ronaldo dhe Kulusevski elozhe për njëri-tjetrin
Cristiano Ronaldo dhe Dejan Kulusevski do të jenë shokë skuadre te Juventusi në këtë sezon, por para se të luajnë së bashku me të njëjtën fanellë, janë përballur mbrëmjen e djeshme si kundërshtarë në ndeshjen Suedi-Portugali. Duelin e fitoi Ronaldo që realizoi dy gola shumë të bukur, ndërkohë që pas ndeshjes nuk i kurseu fjalët e mira për shokun e ri te Juventusi.
“Një talent i madh, më pëlqen shumë. Ka potencial dhe është një futbollist shumë i mirë. Do të na ndihmojë të fitojmë dhe të arrijmë objektivat tanë. Shpresoj të luajmë sa më shumë bashkë dhe të shënojmë sa më shumë gola”, tha Ronaldo për shokun e ri të skuadrës.
Nuk mungoi reagimi i talentit suedez, i cili u ndje shumë i gëzuar: “Janë pikërisht këto gjëra, që të bëjnë të punosh më shumë. Fjalë fantastike. Cristiano është një futbollist botëror, një shembull për t’u ndjekur dhe në çdo ndeshje e tregon që është më i miri. Jam me fat që do të jem shoku i tij i skuadrës, pasi do të mësoj shumë prej tij”, u shpreh Kulusevski.
KOHA JONË SONDAZH

