FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U rikthye me dopietë në “Old Trafford”, Ronaldo: Gjithmonë ka qenë një vend magjik!

Cristiano Ronaldo është shprehur mëse i lumtur pas dopietës së parë me United që në duelin e parë. Sulmuesi portugez falënderoi shokët e skuadrës dhe tifozët që e mbështetën në “Old Trafford”.

Mesazhi i CR7 në rrjetet sociale

“Kthimi im në Old Trafford ishte vetëm një kujtesë e shkurtër se pse ky stadium njihet si Teatri i Ëndrrave. Për mua, ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrish gjithçka në të cilën ke vendosur mendjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së bashku me të gjithë shokët e mi dhe me mbështetjen e mahnitshme që marrim gjithmonë nga stendat, përballemi me rrugën përpara me besim dhe optimizëm se të gjithë do të festojmë së bashku në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krenar që u ktheva te Man. United dhe duke luajtur edhe një herë në Premierligë, por mbi të gjitha, i lumtur për të ndihmuar ekipin!

Vijojmë përpara, Djaj!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?