FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U rikthye në Gjermani, Mavraj tregon arsyen pse braktisi ekipin grek

Pas gjashtë muajsh në Greqi tek ekipi i Arisit, futbollisti shqiptar Mërgim Mavraj është rikthyer përsëri në futbollin gjerman, ku tashmë është zyrtarisht lojtar i skuadrës Ingolstadt.

Në një prononcim për Telesport, Mavraj ka rrëfyer arsyet që e detyruan të largohej nga skuadra greke.

Ai deklaron se shkak për këtë vendim ishte fakti se në Greqi nuk kishte xhami për t’u falur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte xhami për t’u falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë xhamia. Nuk kishte Xhami fare aty.

Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mia, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mi. Nuk isha aty për pushime dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze apo të shkoja çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër,”- tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?