FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U rrahën nga tifozët e Kastriotit, Vangjeli: Na ndaluan dhe na goditën me grushta

Futbolli shqiptar u trondit të shtunën nga një ngjarje e rëndë, teksa futbollistët e Skënderbeut u goditën nga një grup personash në hyrje të stadiumit “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Pasi kanë heshtur për gjithçka ndodhi, një nga protagonistët e ngjarjes, Kristi Vangjeli, futbollist i Skënderbeut, ka treguar ngjarjen në një rrëfim për Top Channel ngjarjen: “Autobusi u ndalua nga shumë persona. Kur zbritëm, na kanë goditur me grushta. Më janë sulur 7 veta duke më goditur me grushta, njëri prej tyre me gur dhe me një dru që mbante në dorë”. Problematika duket se ka qenë mungesa e Policisë së Shtetit që duhet të garantonte rendin e sigurinë në ambientet jashtë stadiumit.

Skënderbeu ka kërkuar sqarime për këtë ngjarje, madje duke paralajmëruar edhe një bojkot të kampionatit nëse nuk do të merren masa për këtë ngjarje. Gjithçka tashmë ka mbetur në dorë të Komisionit të Disiplinës që mund të vendosë për mbylljen e stadiumit “Redi Maloku” deri në fund të sezonit, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia që ndeshja të fitohet në tavolinë nga korçarët për shkak të episodit të dhunës, që është një ngjarje e paprecedent.

Kujtojmë që pak kohë më parë sfida mes Boca Juniors dhe River Plate u shty për shkak të goditjes së futbollistëve të Bocës gjatë kohës që po shkonin në stadium. Ndeshja u vendos që të luhej në Madrid më vonë, ndërkohë që Skënderbeu të shtunën pranoi që të zbriste në fushë, duke u mundur 2-1 në fund. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?