U tha se ishte nxjerrë nga rrënojat, por sot s’ka asnjë gjurmë nga ish-sulmuesi i Chelsea-t Atsu

Edhe pse nga mediat u pasqyrua lajmi se futbollisti i njohur i Hataysporit, Christian Atsu, ishte shëndoshë e mirë dhe se ishte nxjerrë gjallë nga rrënojat e banesës së tij të shembur, sot ka ndryshuar situata.

Trajneri i ekipit turk, Volkan Demirel, ka deklaruar se nuk ka asnjë lajm në lidhje me talentin e kampionatit turk të futbollit.

Madje edhe mjeku i ekipit, Gürbey Kahveci, ka thënë se pas marrjes së lajmit, ai dhe pjesëtarë të tjerë kishin shkuar në vendin e ngjarjes për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të lojtarit të tyre, por kur kishin mbërritur atje, nuk kishin mundur jo vetëm ta gjenin, por as edhe të kishin ndonjë informacion se ku mund të ishte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi Atsu jetonte në një pallat në zonën e Kahramanmaras, që ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti i së hënës, që deri më tani u ka marrë jetën mbi 11 mijë personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?