FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uanda Nara sulmon Spaletin: Pse e hoqe Ikardin?

Një ditë pas humbjes 2-3 me përmbysje ndaj Juventusit në “San Siro”, në shtëpinë e Interit vazhdojnë të ndiejnë një dëshpërim të thellë, për disfatën.

Spaletti është kryqëzuar për ndërrimin e Ikardit me mbrojtësin Santon, që në dy rastet e golave nuk arriti ta mbulonte kundërshtarin. Uanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Ickardit, nuk i ka kursyer kritikat për trajnerin zikaltër, duke ripostuar në Tuitter mesazhin e gazetarit argjentinas, Andres Agula.

“Fitore e pabesueshme e Juventusit kundër Interit në Milano me rezultatin 2-3. Pse trajneri vendosi ta hiqte nga fusha Ikardin 5 minuta para fundit? Për lojën që zhvillon dhe praninë e tij në fushë Mauro është një futbollist kyç. Sapo doli ai, Juventusi realizoi dy gola në dy minuta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?