Udineze zyrtarizon ish-mbrojtësin e Juves në krye të ekipit

Igor Tudor është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Udinezes. Pas vështirësive që hasi për të mbërritur te emra të tillë si Stramaçioni, Guidolin, Reja e Delneri, presidenti i Udinezes Gino Pozo ia besoi stolit, ballkanasit Tudor i cili nis kështu një eksperiencë të re pas shkarkimit nga stoli i Galatasaray-it në dhjetor të vitit të kaluar.

Tudor te Udinese do të pasojë Massimo Oddon i cili u shkarkua nga detyra pas humbjes së 11-të radhazi që pësoi ekipi friulan në Serinë A, pikërisht të dielën ndaj Krotones.

Udineze për momentin ka vetëm 4 pikë më shumë se Spal i vendit të 18-të dhe duhet të luftojë deri në fund për të siguruar mbijetesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?