FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA bën një hap pas për VAR-in, mund të përdoret sezonin e ardhshëm

UEFA bën një hap pas sa i përket përdorimit të teknologjisë “VAR” në ndeshjet e Champions League. Pas protestave të Federatës franceze për eliminimin e PSG dhe pas indinjimit të shtuar spanjoll, gjerman dhe italian së fundmi në Champions, duket se në selinë e UEFA-s po mendohet tashmë në mënyrë jo radikale për teknologjinë.

Vendet protestuese kanë fuqi të madhe në futbollin kontinental, dhe po e detyrojnë presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin, që ta përfshijë sistemin e video arbitrimit në garat e eliminimit direkt. Kjo pritet të aplikohet në Ligën e Kampioneve dhe në Europa League, duke nisur nga sezoni 2018-19.

Këtë sezon në Champions ka pasur gabime të shumta, teksa Juventus, Bajerni dhe Roma e kanë ngritur “zërin” pas eliminimeve nga këto gabime. UEFA po mendon për një kompromis që të kënaqë të gjitha palët, si ato që janë besnike ndaj futbollit të vjetër, ashtu dhe atyre që pretendojnë më tepër drejtësi në fushë, edhe pse kjo sjell shpeshherë situata të pakëndshme dhe pritje të padurueshme për sistemin VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?