UEFA cakton arbitrin, në Beograd do të vendosë drejtësi një gjyqtar i “La Liga-s”
“UEFA” ka përzgjedhur katërshen e arbitrave që do të vendosin drejtësi në sfidën e “Europa League” mes serbëve të Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut. Në takimin që luhet të enjten në orën 19:00 do të gjykojë Carlos Del Cerro, arbitër spanjoll i “La Liga-s”.
Carlos Del Cerro mban stemën e FIFA-s dhe ka gjykuar 20 ndeshje ndërkombëtare. Vitet e fundit ai ka gjykuar sfida të raundeve kualifikuese të Champions League dhe Europa League. Del Cerro njihet si një arbitër që nuk i kursen kartonat gjatë ndeshjeve.

Në total, në 20 sfidat ndërkombëtare që ka gjykuar, ka vendosur 84 kartona të verdhë dhe 4 të kuq. Carlos Del Cerro ka një eksperiencë të gjatë si arbitër në La Liga duke gjykuar në total 122 sfida. Asistentë të 41 vjeçarit spanjoll, do të jenë dhe tre bashkëkombas të tij.
Juan Yuste është asistent i parë, Roberto Alonso asistent i dytë dhe arbitër i katërt do të jetë Javier Rodriguez.
KOHA JONË SONDAZH

