UEFA cakton një polic holandez për gjykuar gjysmëfinalen Angli-Danimarkë

Do të jetë gjyqtari holandez Danny Makkelie, ai që do të vendosë drejtësi në gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës, e programuar që të luhet nesër në mbrëmje.

Ai është një gjyqtar i FIFA-s, por punon si inspektor policie në qytetin e Rotterdamit. Ky profesion e ka ndihmuar që ta ketë më të thjeshtë arbitrimin.

Makkelie ka drejtuar “Tre Luanët” edhe në ndeshjen e fituar 2-0 kundër Gjermanisë në fazën e 1/8-ve. Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, në VARPol van Boekel ndërkohë që asistent i parë do të jetë Kevin Blom. Rumuni Ovidiu Hategan e’ është përzgjedhur si gjyqtar i katërt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?