FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA dhe klubet po përgatisin revolucionin e Champions-it

Prej muajsh UEFA dhe klubet më të mëdha europiane janë duke diskuar një revolucion të mundshëm të Champions League duke nisur nga vitit 2022 dhe nesër, mund të jetë dita vendimtare.

Sipas “Wall Street Journal”, të martën do të bëhet një mbledhje e mbyllur mes ECA-së, që përfaqëson klubet më të forta në Europë, dhe organizmit që organizon veprimtarinë.

Në tavolinë, përveç projektit të SuperLigës që është hedhur poshtë nga Ceferin dhe Andrea Anjeli, duhet të flitet për modifikime sa i takon Championsit, ndërsa prej kohësh flitet për një sistem me rënie dhe ngjitje kategorie, njëjtë si Liga e Kombeve. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm mund të jetë dhe spositimi i disa ndeshjeve nga mesjava në fundjavë, çka do të nënkuptonte modifikimin e të gjitha kampionateve kombëtare, madje, ligat do të detyrohen të ulin dhe numrin e skuadrave për të përballuar kalendarin e ri. Gjithnjë sipas gazetës britanike, opsioni i fundi nuk pëlqehet shumë nga UEFA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?