FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA, kontroll të befasishëm antidoping Kombëtares shqiptare në Austri

Grupi i kontrollit të UEFA-s për substancat e ndaluara mësyu në rezidencën ku është grumbulluar Kombëtarja shqiptare në Bad Ëaltersdorf të Austrisë. Menjëherë pas zgjimit, dhjetë futbollistë kuqezi i’u nënshtruan kontrolleve.

Tetë prej tyre, Cikalleshi, Berisha, Lenjani, Hysaj, Cana, Gjimshiti, Memushaj e Abrashi ishin në listën kryesore të përcaktuar nga UEFA. Kontrolle ishin parashikuar edhe për Ansi Agollin dhe Burim Kukelin, të cilët ende nuk i janë bashkuar skuadrës kuqezi në grumbullim.

Kjo bëri që dy lojtarët të zëvendësoheshin me emrat e kuqezinjve në listën rezervë, me Migjen Bashën dhe Andi Lilën që i’u nënshtruan testeve. Lojtarët u shoqëruan nga pjesëtarët e Anti-Dopingut në tualet për provën e urinës dhe në një dhomë të posaçme për testin e gjakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse lojtarët i pritën me humor kontrollet Anti-Doping, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për trajnerin Gianni De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e befasishme nga grupi i UEFA-s bëri që stërvitja e paradites në ditën e tretë të niste me 15 minuta vonesë.

Pasi mbaruan procedurat, lojtarët dolën në stërvitje. UEFA gjithmonë zhvillon teste të befasishme, që sipas stafit mjekësor do të vazhdojë deri në startin e Kampionatit Europian.

Kontrollet surprizë shkaktuan anomali në përgatitjet e parashikuara në programin e stërvitor, ndërsa prej këtij episodi edhe vetë trajneri De Biasi u paraqit me vonesë në fushat stërvitore.

Përgatitjet e skuadrës vazhduan të cunguara, me dy kuqezinjtë, Sokol Cikalleshi dhe Andi Lila që munguan në gjysmën e parë të stërvitjes, pasi u vonuan nga Anti-Dopingu.

Ky ishte kontrolli i dytë i befasishëm i UEFA-s për Kombëtaren, pas atij të muajit mars në Austri për miqësoret me Austrinë dhe Luksemburgun. Edhe në atë rast, kontrolleve anti-doping i’u nënshtruan 10 futbollistë kuqezi./ SS TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?