UEFA publikon formacionin e vitit

UEFA Publikon foracionin ideal të vitit 2016 ku bie në sy dominimi i Realit të Madridit, kampion në fuqi pas suksesit në finalen e UEFA Champions League ndaj Atleticos së Madridit. mbi 7 milionë vota ka regjistruar faqja online e organizatës kryesore të futbollit europian, ndërsa 4 janë lojtarët “Los Blancos” në 11-ëshen titullare ku më i vjetri është 38-vjeçari Gianluiggi Buffon, i cili thyen në këtë garë gjermanin Neuer. Një tjetër juventin në repartin e prapavijës pasi Bonucci bën pjesë në katërshen e mbrojtjes që plotësohet edhe nga Jerome Boateng, Gerard Pique dhe Sergio Ramos.  Ky i fundit është edhe lojtari më i votuar i formacionit me 488 mijë preferenca. Në mesfushë la vend për kroatin e Barcelonës, Luca Modric, i cili formon treshen me Toni Kroos dhe Andres Iniestan.

Një mesfushë e gjitha nga La Liga po ashtu si sulmi që prezanton tredhëmbëshin e frikshëm. Griezmann në qëndër të repartit të avancuar mbështetet nga dyshja Cristiano Ronaldo-Lionel Messi. Përsa u përket surprizave, ato janë përjashtimet e Neymar, Luis Suarez e Gareth Bale, ndërsa dminimi i kampionatit spanjoll është absolut. 8 nga 11 lojtarët e formacionit aktivizohen në klubet e La Ligas, ndërsa si rrallëherë, Premier League nuk përfaqësohet me asnjë emër, kjo edhe për shkak të ecurisë së dobët të klubeve ishullore në Europë. Sipas të dhënave, 48 % e votuesve janë europianë, ndërsa Azia renditet e dyta me 25 % të votuesve online.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?