UEFA zbulon aksidentalisht fituesin e Championsit për këtë sezon
Faqja e internetit e UEFA-s ka bërë një gabim të çuditshëm që me siguri nuk do t’i pëlqejë aspak madrilenëve. Faqja zyrtare e organizmit më të madh të futbollit kanë nxjerrë si fitues të Ligës së Kampionëve Liverpulin, edhe pse duhen 22 ditë për të luajtur finalen në Kiev.
Gabimi në fjalë është bërë në versionin anglisht të faqes zyrtare të UEFA-s. Në foto janë lojtarë të të dyja (Kros, Ronaldo, Ramos, Salah, Van Dijk dhe Firmino) dhe shoqëruar me tekstin fitues Liverpuli në sezonin 2017/18.
Sidoqoftë, gabimi në faqen e internetit të UEFA-s nuk është i lehtë për t’u gjetur, pasi nuk mund ta gjesh lehtësisht. Ajo ndodhet në faqen e dedikuar për Championsin në sezonin e 2017/18 në seksionin e “historisë “, një përmbajte që mund të shihet vetëm pas përfundimit të ndeshjes. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

