UEFA zbulon topin e Finales së Champions League në Kiev
Champions League futet në fazën e nxehtë, teksa 16 skuadrat më të mira do të tentojnë që të sigurojnë një biletë për në çerekfinale. UEFA ka zbuluar së fundmi pamjen e re të topit me të cilën do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve.
Prodhuesit gjerman edhe këtë sezon, kanë vendosur që të vënë në dukje ngjyrat e shtetit mikpritës të finales, në këtë rast Ukrainës në stadiumin e “Kievit”.
Topi i ri ka të evidentuar tre ngjyra: të verdhë, blu dhe të zezë. Finalja e madhe do të luhet më 26 mars. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

