Ultrasit e Hajdukut sulmojnë lojtarët, mes tyre dhe mbrojtësi i kombëtares sonë

Episodet e dhunës vijojnë të tronditin futbollin kroat. Rasti i fundit ka ndodhur në ndeshjen Hajduk Split-Dinamo Zagreb 1-2. Tifozët vendaskanë sulmuar futbollistët e skuadrës së vet, mes tyre edhe mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Memolla, pas takimit kundër Dinamos.

Lojtarët e Hajduk Split janë goditur nga tifozët e tyre në rrugët e qytetit. Pesë tifozë të Hajdukut, fillimisht sulmuan verbalisht lojtarin Said Ahmed, i cili nuk bëri një paraqitje të mirë kundër Dinamos së Zagrebit.

Më pas, ultrasit e irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarin e Hajduk. Për të mbrojtur shokun e skuadrës ndërhyri Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë me shkelma nga ultrasit. Gjatë përleshjes ishte edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja po hetohet nga policia kroate, pasi klubi i Hajdukut ka kërkuar që të ndëshkohen të gjithë agresorët për dhunën e ushruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Na Ujevićevoj poljani ispred Kluba navijača Torcida napadnuti su igrači Hajduka od kojih je Marko Futacs zadobio ozljedu glave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?