UMB Volej kalon Tiranën, pa asnjë problem para trofeut

Në volejbollin e fermave UMB Volej fitoi finalen e parë ndaj Tiranës, me një rezultat të pastër 3-0 duke dominuar pa kurrfarë problemi ndeshjen. Një sukses i padiskutueshëm për pak më tepër se një orë për skuadrën e UMB Volej, që nuk hasi asnjë rezistence nga vajzat bardheblu.  Që në setin e parë u kuptua që ndeshja nuk do të kishte histori me vajzat e UMB Volej që fituan 25-15. Ndërkohë dhe në setin e dytë nuk ndryshoi pothuajse asgjë, teksa zgjati vetëm 22 minuta me një tjetër fitore të thellë 25-16 për UMB-në. Dy setet e para krijuan përshtypjen e qartë se në cilin kah do të shkonte ndeshja, me vajzat e UMB Volej që dominuan dhe setin e tretë duke fituar 25-17 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-0 me sete. Finalja e dytë do të vendosë edhe ekipin fitues të këtij sezoni, por rezultati dhe loja e Umb Volej në ndeshjen e fundit kanë treguar se është kjo skuadër që pret të kurorëzohet me trofeun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?