Unai Emeri “dorëzohet”: Largohem në fund të sezonit nga PSG-ja

Unai Emeri ka konfirmuar sot në konferencë për shtyp, se nuk do të jetë më trajner i PSG-së në fund të këtij sezoni. Strategu i njohur ka konfirmuar largimin e tij klubi parisien.

“Unë pata një takim vetë i tretë, me Antero dhe Al-Kelaifi. Aty vendosëm se ishte më e mirë për të gjithë të vepronim kështu. Do të largohem që këtu duke pasur një marrëdhënie të mirë me të gjithë, plot respekt të ndërsjellë”, u shpreh trajneri spanjoll në konferencën për shtyp.

Shtypi francez ka spekuluar mbi disa kandidatë për stolin parisien, si Tomas Tuçel, Antonio Konte dhe Maks Alegri.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?