FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Unai Emeri drejt shkarkimit, ja lista e trajnerëve që pritet ta zëvendësojnë

Unai Emeri në fund të këtij sezoni nuk do të jetë më trajner i PSG. Trajneri spanjoll me 99% të mundësive do të shkarkohet nga stoli i skuadra franceze.

Dështimi në Champions League është i papranueshëm nga ana e presidentit Naser Al Kelaifi i cili dëshiron të fitojë me çdo kusht këtë kompeticion. Për këtë arsye numri 1 i skuadrës franceze në fund të këtij sezoni edhe nëse Emeri fiton kampionatin, Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës.

Janë 4 alternativat që përfliten për të marrë drejtimin e klubit kryeqytetas sezonin e ardhshëm. I pari në listë është Antonio Konte, i cili me shumë gjasa do të lërë Çelsi-n në verë, por nuk mbetet pas as trajneri aktual i Juventusit, Masimiliano Alegri i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e PSG-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër emër për stolin është ai i Mauricio Poketinos, por janë të pakta mundësitë që argjentinasi të largohet nga stoli i Tottenham Hotspur. I treti është Luis Enrike për të bërë të lumtur brazilianin Nejmar, i cili ka një raport të shkëlqyer me ish trajnerin e tij te Barcelona.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?