FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Unai Emeri tregon se kush do të jetë “shefi” te PSG pas largimit të tij

Trajneri i PSG, Unai Emeri para disa ditësh bëri publik vendimin për t’u larguar në fund të sezonit, por në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka “treguar” se kush është “shefi” tashmë dhe në të ardhmen.

“Një ditë, Jorge Valdano më tha se lideri i Barcelonës është Mesi; dhe te Real Madrid, Florentino Perez, ndërsa tek Atletiko Madrid, Simeone. Një lojtar, një president dhe një trajner, profile të ndryshme në të njëjtën çështje. Unë e di plotësisht se kur duhet të jem i përgjegjshëm dhe kur jo në një grup, është një proces që secili trajner duhet të jetojë dhe përvetësojë, diçka që mësohet me kohën dhe përvojën.

Te PSG lideri quhet Nejmar. Ose më mirë, do të quhet Nejmar. Ai erdhi te PSG për të qenë udhëheqës, për të jetuar procesin që duhet ta çojë atë të jetë numri një në botë, një proces në të cilin ai ka nevojë për më shumë kohë për t’u konsoliduar. Por nëse te Siti “shefi” është Pep Guardiola, te PSG duhet të jetë Nejmar”, ka thënë Unai Emeri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?