United bën gati super ofertën për mesfushorin portugez

Manchester United është mjaft aktive gjatë kësaj vere në merkato. Pas siguruan për shërbimet e Maguier, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të afrojnënë “Old Trafford” mesfushorin e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandez dhe ka prezantuar sot edhe një ofertë zyrtare në drejtim të klubit portugez.

Plot 55 milionë euro është e gatshme për të ofruar United, për të vënë në dispozicion të trajnerit Solskjaer, mesfushorin 25-vjeçar, që luan prej dy sezonesh te Sportingu.

Bruno Fernandez është rritur në Itali, ku ka qenë pjesë e Novarës, Udineses dhe Sampdorias, ndërsa verën e 2017-ës iu bashkua Sportingut, ku në 66 ndeshje, ka shënuar 31 gola. Prej vitit 2017, Fernandez është edhe pjesë e kombëtares portugeze, ku ka luajtur 13 ndeshje dhe ka arritur të shënojë edhe një gol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?