United dhe Wolves shkatërrojnë rivalët dhe dhurojnë spektakël (VIDEO)
Dënimi i City-it, ka shtuar optimizmin te skuadra e Manchester United, që mori fitoren e dytë radhazi kundër Watford me shifrat 3-0. Djajtë e Kuq do të dominon takimin, por goli do të vinte në fundin e fraksionit të parë. Bruno Fernandes fitoi penallti, të cilën e riktheu vet në gol, i pari me fanellën e “Të Kuqve”.
Në minutën e 58-të, Anthony Martial merr një top të bukur në zonës, në tentativën e parë do të ndalej nga Foster, ndërkohë që më pas e surprizoi. Në të 75-n, ndërkohë Mason Greenwood do të realizonte edhe të tretin për United që mban vendin e 5-të me 41 pikë, 3 më pak se Chelsea.
Wolves fitoi 3-0 ndaj Norwich, me dy gola të Diogo Jota-s dhe një nga Raul Jimenez. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

