United duhet të paguajë një shifër të frikshme nëse shkarkon Mourinhon

Manchester United do të jetë i detyruar t’i paguajë 12 milionë paund dëmshpërblim trajnerit Jose Mourinho nëse e shkarkojnë nga puna këtë sezon. Marrëdhëniet mes portugezit dhe drejtuesve të klubit kanë qenë shumë të tensionuara këtë prag sezoni për shkak të debateve mbi transferimet e munguara.

Mourinho ka edhe dy vite kontratë me United dhe nëse ndodh pushimi nga puna atëherë ai do të përfitonte të plotë rrogën e një sezoni, që shkon në 12 milionë stërlina. Normalisht do të përfitonte rrogën e të dy viteve, por klubi ka vendosur një klauzolë në kontratë për të mos e pësuar si në të shkuarën.

Një burim brenda klubit tha se çështja ishte ngritur për herë të parë për diskutim kur u vendos për dëmshpërblimin që do t’i paguhej ish-trajnerit Louis Van Gaal kur u largua nga skuadra. Drejtuesit nuk duan që kjo të përsëritet sidomos duke llogaritur që rroga e Mourinhos është shumë herë më e madhe se e holandezit. Van Gaal i mori klubit deri në qindarkën e fundit, ndërsa me Mou janë vendosur disa kufizime në kontratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “The Sun”, United mund të zgjasë edhe më një vit kontratën e trajnerit nëse do të kërkojë që bashkëpunimi të vazhdojë, por nëse ai ndërpritet këtë sezon, portugezi do të përfitojë vetëm rrogën e një viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?