United fiton me lehtësi gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Nottingham
Manchester fitoi 0-3 gjysmëfinalen e parë të EFL Cup ndaj Nottingham Forest në transfertë, sfidë që u vendos në pjesën e parë.
Marcus Rashford zhbllokoi takimin në minutën e gjashtë pas një aksioni personal. Ai barazoi rekordin e Carlos Tevez me gjashtë gola në këtë kompeticion në sezonin 2008/2009.
Blerja e re, Wout Weghorst shënoi golin e dytë për United dhe të parin për të me skuadrën e re. Bruno Fernandes shënoi golin e tretë për ekipin e Ten Hag një minuta përpara fundit, duke e kthyer në formalitet duelin e kthimit në “Old Trafford”.
KOHA JONË SONDAZH

