FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United gjobit 180 mijë paund Martial për thyerje të disiplinës

Anthony Martial duhet të përballet me pasojat e vendimit të tij për të braktisur për më shumë se një javë Manchester United, për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së tij që ka sjellë në jetë djalin e parë të çiftit.

Sipas mediave angleze, klubi i United e ka gjobitur me plot 180 mijë paund, për thyerje të disiplinës. Sulmuesi francez mori avionin nga Amerika, ku ndodhej për International Champions Cup, drejt Parisit dhe nuk është kthyer. Jose Mourinho, me të cilin 22-vjeçari nuk ka marrëdhënie të mira, e qortoi publikisht për sjelljen e tij.

Manchester United është kthyer në Angli, pa Martial në bord, menjëherë pas fitores me Realin e Madridit, me të ardhmen e futbollistit që bëhet gjithnjë e më e paqartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?