United mund ta mbyllë merkato me një goditje të madhe në mbrojtje

Merkatoja e Manchester United nuk ka ecur sipas dëshirave të Jose Mourinho. Tekniku i “Djajve të Kuq” doli sot në konferencën për shtyp ku nuk e fshehu dot zhgënjimin për pamundësinë për të firmosur me njërin prej 3 mbrojtësve Toby Alderwield të Tottenhamit, Jerome Boateng të Bayern Munich dhe Harry Maguire të Leicester.

Sipas “Sky Sports” tekniku portugez e ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi me eksperiencë Diego Godin i Atletico Madridit përpara se të përfundojë afati i merkatos për futbollin anglez sot pasdite në orën 17:00. Por duke parë afatin e afërt Mourinho gati është dorëzuar për pritjen e blerjeve të reja dhe ka pranuar se duhet të mbështetet tani te skuadra aktuale.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?