United nxjerr në shitje “të besuarin” e Jose Mourinhos

Manchester United po mendon për shitjen e mesfushorit Marouane Fellaini gjatë merkatos së janarit. Kështu shkruajnë mediat angleze, sipas të cilave paga e lartë dhe mungesa e hapësirave për mesfushorin në “Old Trafford” kanë bërë që belgu të përfundojë jashtë planeve të klubit.

Fellaini ishte një lojtar që preferohej shpesh nga ish-trajneri, Jose Mourinho, por me largimin e tij dhe me uljen në stol të Ole Gunnar Solskjaer, 31-vjeçari është “zhdukur” nga fusha e lojës. Për Fellaini kanë shprehur interes Milani, Porto si dhe klube nga Kina dhe Turqia.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë 15 milionë euro për ta lënë të lirë që në merkaton e janarit, por vështirë se belgu do të pranojë një transferim të mundshëm në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?