United piketon një sulmues norvegjez që luan në Turqi
Manchester United është në kërkim të një emri për repartin e sulmit. “Djajtë e kuq” afruan në janar, por vetëm për 6 muaj, Odion Ighalo nga Shanghai Shenhua, ndaj dhe në verë do përpiqen të afrojnë një tjetër sulmues.
Emri, i cili duket se preferohet së fundmi, është ai i Alexander Sorloth, norvegjezit në pronësi të Crystal Palace, por këtë sezon i huazuar në Turqi te Trabzonspor.
24-vjecari ka shënuar 19 gola këtë sezon ndërsa ka asistuar në 6 raste të tjera shënimi, duke ndihmuar skuadrën e tij që të udhëheqë kampionatin turk.
KOHA JONË SONDAZH

