United shkatërron Fulhamin dhe rrëmben vendin e katërt në Premier League (VIDEO)
Manchester United vijon rrugëtimin perfekt në Premier League nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer. “Djajtë e Kuq” fituan me lehtësi 3-0 ndaj Fulhamit në transfertë, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në tabelën e renditjes.
United e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen duke gjetur rrugën e rrjetës me Paul Pogba që në minutën e 14-t. Mesfushori francez befasoi portierin Rico me një goditje me të majtën brenda zonës. Në minutën e 23-të, United ndërkohë Martial realizoi një super gol as një aksioni personal, duke dribluar disa kundërshtarë.
Në fraksionin e dytë, në minutën e 65-të Juan Mata fitoi një 11-metërsh, pasi u pengua në hyrje të zonës. Nga pika e bardhë, Pogba nuk do të gabonte, duke shënuar golin e 8-të në 9 ndeshje me Solskjaer, ndërkohë që ka dhënë dhe 5 asist për shokët e tij. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

