FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Useini zyrtarizon “divorcin” me Flamurtarin: Nuk ju harroj …

Muhamed Useini nuk e harron kollaj Flamurtarin. I larguar zyrtarisht nga vlonjatët vetëm një ditë më parë për shkak të rrogave të prapambetura, mesfushori 30-vjeçar me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka thënë fjalët më të mira për aventurën në Vlorë.

“Dëshiroj të ju falënderoj për të gjithë dashurinë, mbështetjen që kam pasur dhe që e kam. Nuk do t’i harroj kurrë disa momente dhe ndeshje speciale. Do të më mungojë Flamurtari F.C dhe Vlora. Ju uroj shumë suksese në vazhdimësi dhe besoj të shkoj Flamurtari aty ku e ka vendin. Do ngelem tifozi me i zjarrtë i skuadrës. Me respekt M.U22”, përfundon mesfushori postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?