Uzuni është i papërmbajtshëm, shënon super gol në Spanjë (VIDEO)

Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet në Spanjë me fanellën e Granadës. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një super gol nga jashtë zone në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Villareal B. Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve.

Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit. Skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?