Valencia i vendos kusht Interit për Kaselon, i kërkon 35 mln euro

Interi do të hasë shumë vështirësi në rast se nuk siguron një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. Sipas Gazzetta Dello Sport, Valencia këmbëngul në klauzolën që parashikon blerjen e futbollistit nga zikaltrit për 35 milionë euro brenda 30 majit. Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të pranojë një shifër më të vogël dhe ka hedhur poshtë propozimin e italianëve për zgjatjen edhe një vit të huazimit.

Drejtuesit e Interit janë para kushtit për të bërë një sforcim ekonomik ose futbollisti portugez do të kthehet në Valencia, e cila nuk do ta kishte të vështirë për ta shitur, pasi Reali i Madridit, Juventus dhe disa klube angleze janë gati të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për Kaselon.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?