Valter Mazzarri: Nga Interi më shkarkuan tifozët
Të djelën Milan pret Cesena në një ndeshje të lehtë në letër, për të dalë nga kriza, ku i duhet patjetër të fitojë, ndërsa Inter luan të hënën ndeshjet e javës së 23-të në Seria A, ndaj Cagliarit. Të dyja ekipet e Milanos janë në krizë dhe duhet të dalin ga kjo situatë. Ish-trajneri i Interit, Valter Mazzarri, për shkarkimin e tij nga klubi zikaltër thotë se nuk ishin rezultatet ato që sollën largimin e tij, por paragjykimet. – “Në këndvështrimin tim nuk ishin kushtet për t’u shkarkuar për shkak të rezultateve. Sa i përket situatës, në përgjithësi, kam krijuar një ide timen. Të gjithë e dinë, por bëjnë sikur s’dinë gjë. Për momentin kaq mund të them. Me kalimin e kohës do të ketë raste të tjera për të deklaruar më shumë”, – theksoi ai. Mazzarri thotë se skemat e tij kanë treguar në fushë, që ishin fituese. – “Te të gjitha skuadrat që kam drejtuar, përfshirë edhe Inter, skema ka qenë me mentalitet fitues. Më shumë flet Juventus i Conte, që me 3 lojtarë mbrojtës fitoi dy kampionate radhazi. Dhe për më tepër, trajneri Conte ndryshoi skemën vetëm për t’iu përshtatur modulit dhe tipit të lojës sime”, shton ai. Mazarri shprehet se Inter ka qenë brenda objektivave të vendosur nga drejtuesit. – “Nuk ka qorr më të madh se sa ai që s’do të shikojë. E di si funksionojnë gjërat në atë ambient. Paragjykimet mbi personin, vendimet e tij dhe për skemat përdorura shtrembërojnë edhe vetë realitetin”, thotë ai. Ish-trajneri i Interit pati kontestimet e tifozëve para se të shkarkohej dhe t’i lironte vendin Roberto Mancini, që gëzon një popullaritet të madh mes mbështetësve zikaltër. Trajneri aktual Mançini, pak ditë më parë tha se nëse Mazzarri do të ishte në krye të Inter, skuadra do të kishte katër ose pesë pikë më shumë. Ndeshjet e javës së 23-të nisën dje me takimin mes Juves dhe Atalantës. Inter ndodhet në mes të klasifikimit, në vend të 10-të me 32 pikë, ose 22 pikë më pak se Juvetnusi. Roma i ndjek me 47 pikë në vend të dytë bardhezinjtë dhe Napoli ndodhet në vend të tretë me 42 pikë.
Seria A
Java e 23-të/ Sot
Juventus – Atalanta
Të shtunën
20:45 Sampdoria – Genoa
Të djelën
15:00 Milan – Cesena
15:00 Empoli – Chievo
15:00 Verona -Roma
15:00 Lazio – Palermo
15:00 Parma – Udinese
20:45 Fiorentina – Torino
Të hënën
19:00 Napoli – Sasuolo
21:00 Cagliari – Inter
KOHA JONË SONDAZH

