FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vandalizohet pista e kërcimit së gjati në Tiranë, reagon Ismajlaj: Ti Bona rri e qetë … (VIDEO)

Atleti i njohur Izmir Smajlaj sot është përballur me një surprizë aspak të këndshme në kryeqytet. Kampioni i kërcimit për së gjati në vendin tonë ka parë se pista në të cilën stërvitet është vandalizuar me bojëra. Përmes një postimi në rrjetet sociale i revoltuar ai tregon pistën e prishur ndërsa ironizon atë që ka bërë këtë akt të shëmtuar.

“I zhgënjyer! Të zgjohesh me kënaqësinë sepse tashmë Tirana ka një pistë profesionale për kërcimin së gjati, e të shohësh që është shkatërruar me këto mbishkrime injorantesh, është fatkeqësi! Më vjen keq që vazhdojnë ende të tilla vandalizma, por ti “Bona” qëndro e qetë, do të gjendet fansi yt dhe do përballet me organet kompetente, se të tilla idiotësi nuk ecin para”, shkruan Smajlaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?