VAR në Kategorinë Superiore, nis me ndeshjen Teuta-Partizani

Futbolli shqiptar është shoqëruar gjithmonë me polemika për arbitrimin, por tashmë do të ketë edhe ndihmën e teknologjinë. Bëhet për sistemin VAR, që do të aplikohet prej këtij sezoni edhe në Superiore. Presidenti Duka gjithsesi kërkon mirëkuptim për arbitrat shqiptarë deri në përvetësimin maksimal të kësaj risie në futbollin vendas.

Janë kryer trajnimet në fushë, me ndeshje të vërteta dhe në stadium ku transmetimit televiziv i bashkëngjitet edhe Sistemi VAR, në të cilat arbitrat veprojnë si në ndeshje të vërteta, ku në rast vendimesh të dyshimta komunikojnë me VAR dhe kërkojnë ndërhyrjen e tij.

Video-asistenti synon të minimizojë në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave dhe implementimi i këtij sistemi do të ndikojë ndjeshëm për të pasur vendime sa më të drejta në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?