“VAR” vjen me një ndryshim të madh në sezonin e ri në Seria A

Në sezonin e ri në Seria A, VAR do të shfaqet në ekrane gjigantë të vendosur në stadiume. Çdo gjë do të shfaqet publikisht vetëm pasi të jetë marrë vendimi përfundimtar nga arbitri i cili shkon më parë që të shikojë rastin e dyshuar. Kjo metodë është diskutuar dhe tani në lidhje me rregullat e përdorimit të kësaj metode është vendosur që të lejohen që të transmetohen imazhe ekskluzivisht të ndeshjes.

VAR

Në filmimet nuk do të shfaqen imazhe:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Që mund të kenë ndikim në zhvillimin e lojës

Swiss Digital Mobile Reklama

-Që mund të konsiderohen të diskutueshme dhe mund të nxisin ndonjë formë të rebelimit të publikut

-Rebelim të publikut, mosbindje civile ose materiale fyese si banderola, apo shenja të ndryshme

-Që mund të dëmtojnë imazhin, reputacionin e arbitrit, apo të lojtarëve.

-Shenja të cilat drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë nxjerrin në pah gabimet e mundshme të ndonjë lojtari apo të ndonjë zyrtari të ndeshjes.

Do të paraqiten imazhe që kanë të bëjnë më:

-Ndeshja “live” në ekranet e stadiumit

-Goli i dhënë nga zyrtarët e ndeshjes

-Shanse të pastra për të shënuar

-Aksione spektakolare, në rast të një goli/jo gol për të cilin përdoret sistemi i GLT-së, të cilat do të shfaqen vetëm pas vendimit të arbitrit.

-Dhe ndërprerja e lojës nga arbitri i cili vendos që të këshillohet me pamjet që ofron VAR.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?