FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Varane bën gati “valixhet” për Realin në fund të sezonit

Raphael Varane me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Kështu shkruan e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas të cilës mbrojtësi kampion bote me “Gjelat” për kërkon sfida të reja, edhe pse në pankinën e klubit mbretëror është kthyer Zinedine Zidane.

Në fillim të sezoni të kaluar Varane rinovoi kontratën deri në qershor të vitit 2022, por situata e krijuar së fundmi me daljen nga lufta për trofe në të gjitha kompeticionet ka ndikuar në anën psikologjike të lojtarit.

Klubi që dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit duhet të arrijë një marrëveshje me Realin, ose të paguajë klauzolën e largimit 200 milionë euro, një shifër kjo e pajustifikueshme për një mbrojtës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?