Vazkez elozhe për yllin e Bajernit: Është si një 25-vjeçar!

Lukas Vazkez ishte një nga më të mirët në fushën e lojës në fitoren e Realit në Mynih ndaj Bajernit. Ai dha asistin për golin e dytë dhe u shndërrua në mbrojtës kur Karvahal u dëmtua.  Ai vlerëson Riberinë si një nga lojtarët më të mirë në botë edhe pse tashmë është 35 vjeç.

“Ishte një kundërsulm shumë i bukur. I bëra presion Rafinjës dhe ai e humbi topin. Asensio e mbylli aksionin shumë bukur. Ai është një kampion i lindur dhe jam shumë i lumtur për golin që shënoi. Pozicioni? Unë bëj gjithmonë maksimumin në fushën e lojës dhe dua të ndihmoj shokët e skuadrës.

Me ndihmën e tyre gjërat bëhen më të lehta. Riberi është një lojtar i madh dhe duket sikur është 25-vjeçar. Është i shpejtë, por unë doja thjesht të ndihmoja skuadrën”, tha Vazkez pas ndeshjes

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?