FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes ish-kampioni i botës, 28-vjeçari humb jetën pas një aksidenti me makinë

Keniani Nicholas Bett, ish-kampioni i botës në garën e 400 metrave me pengesa, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti me makinë, shkruan “The Guardian”.

Bett, kampioni i botës në vitin 2015, të hënën ishte kthyer në vendin e tij pas pjesëmarrjes në kampionatin kontinental që po zhvillohej në Nigeri.

Ndërkohë sot, të mërkurën, rreth orës 6 të mëngjesit, 28-vjeçari humbi kontrollin e makinës duke rënë në një kanal, e konfirmuar zyrtarisht nga familja e sportistit dhe policia keniane. Aksident ky që ka sjellë edhe pasojën fatale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bett bëri histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra. Ai në të kaluarën ka fituar gjithashtu dhe medalje në kampionatet afrikane. Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtë për të gjithë botën e sportit. Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror me kohën 47 sekonda e 79 të qindat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?