FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Vokrrit: Para pak javësh i shtrëngova dorën për herë të fundit!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e parakohshme të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një sulmi në zemër.

Në mesazhin e tij, Veliaj vlerëson se legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ishte kampion në fushë dhe jashtë saj.

“Para pak javësh në Prishtinë pata fatin t’i shtrëngoja dorën për herë të fundit legjendës kosovare të futbollit Fadil Vokrri! Nuk gjeti paqe pa e fut Kosovën në UEFA & FIFA gjer sa ia doli me sukses! Kampion në fushë, kampion jashtë saj – faleminderit për kujtimet kampion”, thekson Veliaj në mesazhin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?