Vendi i fundit në Premier League përmbysje spektakolare ndaj Liverpulit (VIDEO)
Premier League dhuron një tjetër ndeshje spektakolare. Liverpuli ka barazuar në mënyrë spektakolare 2-2 ndaj vendit të fundit në renditje, Uest Brom.
Të kuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t. Mane del mjaft mirë nga krahu i majtë, pason në zonë për Ings, i cili godet mjaft mirë me të majtën duke e dërguar topin në rrjetë. Liverpuli luan më mirë dhe në minutën e 72-të shënon dhe golin e dytë, teksa Mohamed Salah shënoi një gol spektakolare. Ky ishte realizimi i 31-të në këtë sezon për egjiptianin, i cili është shënuesi më i mirënë Europë.
Në momentin që dukej se fitorja ishte hipotekuar, vjen dhe reagimi i papritur nga vendasit, që barazojnë gjithçka brenda disa minutash. Livermore dhe Rondon shënojnë dy gola, ndërkohë që Uest Brom mbetet në vendin e fundit me 25 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

