Vendi i parë në prova, Vinales: Do tentoj ta bëj realitet dhe në garë

I zhgënjyer në garë por më mirë gjatë provave, një situatë që Maverick Vinales e ka ndjekur shpesh në këtë sezon të MotoGP.

Piloti i Yamaha ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku ka pohuar se po bën tentativa të shumta për tu përmirësuar, por që deri në këtë moment nuk ka ardhur.

Ne jemi gjithmonë konkurrues të hënën, por ne duhet ta bëjmë atë të dielën. Nuk e di nëse kemi bërë hapa përpara, por niveli ynë është ende i njëjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kemi asnjë tërheqje. Pista ishte shumë e shpejtë sot, sidomos këtë mëngjes. Kam provuar disa teknika për të arritur tek suksesi, duke bërë diçka që po tentoj ta bëj dhe në garë.“-tha Vinales.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si Valentino Rossi, edhe spanjolli nuk pret që të shikoj ndonjë përmirësim të madh në periudhën tepër të shkurtër.

Ne e dimë rrugën e suksesit dhe na mbetet vetëm ta arrijmë. Për detajet ju duhet të flisni me inxhinierët, unë futem në garë dhe përpiqem ta bëj këtë sa më shumë që të jetë e mundur.”-përfundoi piloti i Yahama, Maverick Vinales.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?